Një prej finalisteve më të përfolura të edicionit të fundit të “Big Brother”, po vazhdon të përparojë në botën e të famshmëve.
Teksa konkurrentët e tjerë të “BB8” po shijojnë popullaritetin e fituar nga shou real, duke bërë pushime, Xhensila Pere është fokusuar te karriera e saj.
Për herë të dytë ajo është përzgjedhur si përfaqësuesja e bukurisë shqiptare në një kompeticion të rëndësishëm. Kësaj here bëhet fjalë për “Miss Exlusive Of The World”, që sivjet do të zhvillohet në Turqi, raporton Bluetooth.
Në këtë ngjarje bukurie marrin pjesë 50 shtete dhe Shqipëria do të përfaqësohet pikërisht nga finalistja seksi e “BB8”.
Për këtë arsye kemi mësuar se Xhensila do të qëndrojë në Turqi një muaj dhe burime të afërta me çiftin kanë thënë se përgjatë kësaj kohe do ta shoqërojë i dashuri i saj, Fatjoni.