Site icon Telegrafi

Finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes”

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë, shpall vendimin e jurisë për finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018.

Juria e përbërë nga Charles Esche – drejtor i Van Abbemuseum, Eindhoven; Erëmirë Krasniqi – studiuese dhe drejtoreshë e Oral History Kosovo; Jelena Vesiq – kuratore, shkrimtare, redaktore dhe ligjëruese; Adrian Deva – artist dhe edukator arti; dhe Amanda Parmer – drejtoreshë e programit e Independent Curators International (ICI) në Nju Jork, ka zgjedhur këta tre finalistë: Qëndresë Deda, Altin Krasniqi dhe Dion Zeqiri.

Fituesi do të shpallet me 5 dhjetor 2018 në Klubin e Boksit në Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version