Site icon Telegrafi

Finalistët e Big Brother VIP urojnë Pavarësinë e Kosovës nga shtëpia më e famshme në Shqipëri

Foto: Top Channel

Dita e së enjtes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisi me një urim për shqiptarët e Kosovës.

Finalistët e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, kanë uruar Pavarësinë e Kosovës përmes një mesazhi që është shpërndarë nga vet Big Brother VIP në platformat e rrjeteve sociale.

Kanë qenë fillimisht aktori Donald Veshaj, modelja Beniada Nishani (Jakic) dhe balerini Ilir Shaqiri të cilët së bashku kanë bërë një urim për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Më pas, edhe finalistja e fundit Einxhel Shkira, me t’u zgjuar, ka bërë një urim special për shqiptarët e Kosovës në këtë ditë feste.

Lexo po ashtu Diskutojnë në BBV për datën e Pavarësisë së Kosovës - Einxhel këmbëngul se është me 16 shkurt, ndërkohë që Donaldi di saktë orën dhe datën

“Mirëmëngjesi Kosovë, gëzuar pavarësinë. Është një ditë shumë e rëndësishme kjo për ju, shumë e rëndësishme edhe për ne. Megjithatë pavarësisht jemi dy shtete të ndryshme, përtej lumturisë që ju jeni një shtet i pavarur dhe gëzoni të drejtat tuaja të plotë si shteti më i ri në ndoshta në Evropë. Megjithatë jeni kombi më i vjetër, kështu që kjo Pavarësia është një festë prej shumë pak vitesh, por mos të harrojmë kurrë që përtej çdo gjëje ne kemi qenë dhe mbetemi një”, ka thënë Eixhel në urimin e saj.

Kjo e premte do të jetë përcaktuese e një fituesi të edicionit të parë të Big Brother VIP, për banorin që do të rezultojë më i votuar nga televotimi javor. /Telegrafi/


Exit mobile version