Bayer Leverkusen dhe Atalanta kanë siguruar finalen e Ligës së Evropës 2023/24, që do të mbahet në “Dublin Arena” në Republikën e Irlandës më 22 maj 2024.
Kjo do të thotë se Granit Xhaka (Bayer Leverkusen) dhe Berat Gjimshiti (Atalanta) do të jenë kundër njëri tjetërit në finalen e madhe.
Bayer Leverkusen mposhti Romën me rezultat të përgjithshëm 4-2, ndërsa Atalanta ishte më e mirë se Marseille duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Granit Xhaka pa dyshim i ka dhënë forcë, mençuri dhe elegancë lojës së bukur të Bayer Leverkusen këtë sezon, duke qenë një nga lojtarët kryesor në fitoret e mëdha të klubit gjerman.
Në anën tjetër, Beat Gjimshit është mbrojtësi i vetëm që Gian Piero Gasperini e beson gjithmonë te Atalanta, dhe ka vite që ai është kthyer në njërin prej më të mirëve në Itali në rolin e tij.
Xhaka dhe Gjimshiti janë lider në skuadrat e tyre dhe do të jetë e bukur që t’i shohim në një finale edhe pse si rival. /Telegrafi/