Site icon Telegrafi

Filozofi ekstremist rus Aleksandar Dugin çmon lartë qëndrimin e Serbisë lidhur me Rusinë

Filozofi rus Aleksandar Dugin i njohur për pikëpamje mesjetare, raciste, shoviniste për çdo gjë në botë ka çmuar lartë qëndrimin e Serbisë karshi Rusisë.

Duke komentuar agresionin rus në Ukrainë, Dugin ka thënë se mosvendosja e sanksioneve të Serbisë ndaj Rusisë është vëllazërore.

“Ne kemi një marrëdhënie të tillë me serbët që nuk mund t’i vlerësojmë as praktikisht e as politikisht. Kjo është ndjenja e përgjithshme që ndajnë presidenti [Vladimir] Putin dhe populli ynë. Ne do të jemi gjithmonë pranë Serbisë”, ka thënë Dugin për mediet serbe.

Lexo po ashtu Kush është Aleksandar Dugin – 'truri i Vladimir Putinit' që përdor ekstremistët rus në botë?

I njohur si “truri i Putinit”, ai veprimet e presidentit serb Aleksandar Vuciq dhe Milorad Dodik i vlerëson si të duhura.

“Është plotësisht e kuptueshme se çfarë po bën presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ne e vlerësojmë atë që po bën Milorad Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila ndihmon shumë në këtë situatë kritike. Shmangia e sanksioneve kundër Rusisë është një akt heroik, do t’i kushtojë Serbisë, do të përpiqet t’ju ndëshkojë përsëri, siç kanë bërë në 25-30 vitet e fundit”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version