Tre djem të rinj, protagonist të një video rrëqethëse ku shfaqen duke tërhequr zvarrë me anije peshkaqenin gjigant, rrezikohen të përfundojnë prapa grilave.
Autoritetet në Florida kanë filluar hetimet pasi videoja e të rinjve u shfaq në internet, transmeton Telegrafi.
Aty shihen ata tre duke qeshur derisa po lëviznin me shpejtësi të madh me anijen, nga e cila tërhiqnin zvarrë peshkaqenin që e kishin lidhur me litar, dhe që bënte çmos që t’i shpëtoj torturave.
Sikur kjo të mos mjaftonte, njëri prej tyre dëgjohet duke thënë: “shiko është gati të ngordh”.
Komisioni për peshq dhe jetën e egër në Florida, ka bërë të ditur se kundër këtyre djemve është ngritur padi.
Robert Lee Benac (28), Spencer Heintz (23) dhe Michael Wenzel (21), akuzohen për abuzim me peshkaqenin që ndalohet me ligj në këtë vend. /Telegrafi/