Site icon Telegrafi

Filmon vdekjen e shokut të ngushtë, derisa po vozisnin motoçikletat me 275 kilometra në orë (Video, +18)

Një i ri i cili kishte të vendosur një kamerë në helmetë, ka filmuar veten duke vozitur motoçikletën me 275 kilometra në orë, shkruan Daily Mail.

Por vetëm një minutë pas kësaj vozitje të çmendur, miku i tij i ngushtë i cili ishte gjithashtu me motoçikletë para tij duke lëvizur, përplaset për vdekje nga një veturë, ndërsa e gjithë ngjarja e tmerrshme është filmuar nga kamera që e kishte në helmetë, transmeton Telegrafi.

Videoja është publikuar në internet nga policia, si paralajmërim për të gjithë shoferët që thyejnë rregullat e trafikut, duke vozitur me shpejtësi të madhe që shpesh edhe u kushton me jetë.

Në video shihen motoçiklistët Fred Bowden dhe Andreë Prowse duke bërë “sllallom” me motoçikleta, duke lëvizur me shpejtësi marramendëse nëpër një autostradë.

Bowden që kishte të vendosur kamerën në kokë, po përcillte mikun e tij Prowse i cili derisa po lëvizte përplaset në një veturë dhe mbetet i vdekur në vend.

Autostrada 25 në Devon të Anglisë është bërë pothuajse pistë e vdekjes për shumë të rinj, të cilët po i ngasin veturat dhe motoçikletat me shpejtësi të madhe.

“Kjo video sigurisht se nuk i pëlqen askujt, e në veçanti policisë të cilët ishin vënë pas këtyre dy djemve me motoçikleta. Por kjo tregon se nëse nuk respektohen ligjet e parapara të trafikut mund të pësoni keq”, ka deklaruar Tim Swarbrick, zëdhënësi i policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version