Një video e filmuar nga ajri me dron, shfaq pamje mbresëlënëse të një surfisti dhe delfinit që iu bashkua në lundrim mbi dallgë.
Piloti i dronit Craig Badger, 52-vjeç, thotë se ndihet me fat që ka arritur të filmojë këto pamje që po cilësohen si tejet të rralla, transmeton Telegrafi.
Pasi vërejti se dallgët ishin shumë të larta, vendosi ta ngrit në ajër dronin në Ventura të Kalifornisë në veriperëndim të Los Angeles.
Dhe në një moment tre delfinë i bënë shoqëri surfistit të identifikuar si Alden Blair. Edhe vetë ai nuk u besonte syve që pranë vetes kishte tre delfinë, që po e përcillnin në lundrimin e tij mbi dallgë. /Telegrafi/