Telegrafi

Filmoi veten duke lëvizur me motoçikletë me 265 km/h, australiani përplaset me një veturë – policia publikon pamjet për të paralajmëruar të tjerët

Policia australiane ka publikuar pamjet e një motoçiklisti që lëvizte rrugëve të qytetit me shpejtësi marramendëse. Madje ka filmuar edhe aksidentin e vetë.

Në ditët e para të nxehtit të verës ka filluar të rritet edhe numri i aksidenteve në botë – ku shoferë të shumtë nuk po hezitojnë të shkelin rregullat e komunikacionit që me raste po u kushtojnë edhe me jetë, transmeton Telegrafi.

Motoçiklisti kishte filmuar vozitjen e tij nëpër qytet, duke lëvizur në disa momente me mbi 265 kilometra në orë – derisa në një moment has në një situatë të pashmangshme – përplasjen me një mjet.

Duke lëvizur me 150 kilometra në orë, ai përplaset në një veturë të ndalur e nga përplasja e fuqishme pëson lëndime të rënda – e gjallë e mbajtën shoferët e tjerë që  i dolën në ndihmë derisa u shfaq ndihma e shpejtë.

Plotë dy muaj i kaloi në koma, ka lëndime përhershme në tru dhe deri në fund të jetë do të jetë i varur nga familjarët dhe miqtë. /Telegrafi/