Një burrë është filmuar gjatë javës së kaluar duke abuzuar me dy djemtë e tij në stacionin e metrosë në Bronx, kurse policia amerikane ka bërë të ditur se janë në dijeni për këtë.
Videoja shfaq 35-vjeçarin e ulur me dy djemve të moshës 7 dhe 9-vjeç. Ai u bërtet atyre – ku kohë pas kohe i godet me grushta dhe i kap dhunshëm për fyti dhe ua shkul flokët, transmeton Telegrafi.
E përfaqësuesi i avokatëve në New York, Tony Herbert, ka thënë se personi që e ka filmuar ngjarjen ishte nisur për të marrë djalin e tij që kishte shkuar për të marrë kimio-terapinë.
Në anën tjetër pas raportimit për abuzim ndaj të miturve, policia ka filluar me hetimin e rastit – dhe ka konstatuar se ky burrë tashmë ka një histori për dhunë në familje.
Ai është arrestuar, policia por pas intervestimit është liruar e fëmijët janë dërguar nën mbikëqyrjen e të ëmës së tyre. /Telegrafi/