Site icon Telegrafi

Filmohet momenti kur rrufeja godet shumë afër Statujës së Lirisë

Një video e pazakontë shfaq momentin kur rrufeja godet në afërsi të Statujës së Lirisë në qytetin e New Yorkut, që tash e disa ditë është “pushtuar” nga një mot i ligë.

Goditja e rrufesë është filmuar nga porti në ishullin Ellis, pasi një stuhi kaloi përmes qytetit gjatë të mërkurës, transmeton Telegrafi.

Videoja 21 sekondëshe që është postuar në Twitter, shfaq momentin kur rrufeja godet shumë pranë themeleve të Statujës së Lirisë.

Në anën tjetër Instituti Meteorologjik ka paralajmëruar se mund të ketë tornado dhe vërshime në qytet, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version