Një motoçiklist është shndërruar në një top të zjarrtë në momentin që u përplas me fytyrë me një kamion, por që mrekullisht i shpëtoi më të keqes.
Shoferi i motoçikletës arriti t’i shpëtojë zjarrit, që shpërtheu kur u përplas me pjesën anësore të kamionit, transmeton Telegrafi.
Shoferi i motoçikletës i identifikuar si Chen, ka pranuar se nuk kishte mundur të frenojë në kohë gjë që i kushtoi shtrenjtë.
Por ishte pikërisht shoferi i kamionit që ia shpëtoi jetën, duke e larguar nga zjarri që filloi të përhapet në gjithë kamionin.
Duket se në momentin që motoçikleta u përplas me kamion, rezervuari i tij shpërtheu dhe për një moment shoferi u kaplua nga zjarri, të cilën e shuan shoferi i kamionit dhe disa kalimtarë të rastit.
Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në qytetin kinez Nanchang. /Telegrafi/