Telegrafi

Filmohet momenti kur hajni vjedh arkën në një barnatore në Prishtinë (Video)

Një hajdut është kapur nga kamerat në momentin kur po vidhte arkën me para në një barnatore në Prishtinë.

Barnatorja “Nika Pharm” në sheshin “Bill Clinton” në kryeqytet ka qenë cak i hajnave më datën 15 të këtij muaji pak para mesnatës në ora 23:30, shkruan Gazeta Shneta.

Në një video që ka siguruar Gazeta Shneta, hajni shihet duke vjedhur arkën e barnatores e cila ishte e mbyllur. Hajni ka arritur të vjedh rreth 400 euro nga shitja e ditës paraprake.

Videon e ka në dispozicion edhe Policia e Kosovës, e cila është duke hetuar rastin. Deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar apo të arrestuar.

Barnatoret janë cak i shpeshtë i sulmeve të hajnave, madje plaçkitje të tilla kanë ndodhur edhe gjatë ditës.