Piloti i një droni Slate Moore, ka arritur të filmojë një moment të rrallë me kamerën e instaluar në fluturaken pa pilot.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shfaqet momenti kur dy balena femra derisa po lundronin nëpër ujërat e Kalifornisë, hanë një peshkaqen, transmeton Telegrafi.
Është rast i rrallë që balenat vrasëse të filmohen nga kamerat, e në veçanti momentin kur ato hanë një peshkaqen.
Moore ishte duke lundruar me anijen Sea Ëolfe II me një grup ekspertësh të balenave, kur e kuptuan se diçka e pazakontë po ndodhte me dy balenat femra.
Por nga pamundësia për të parë se çfarë saktësisht po ndodhte, ai ngriti në ajër dronin i cili dha pamjet e para, ku shiheshin balenat duke ngrënë një peshkaqen gjigant i cili duket se ishte ende gjallë pa lëvizte në momentet e fundit të jetës së tij. /Telegrafi/