Telegrafi

Filmohet burri në Nju Jork duke qëndruar i varur në pjesën e pasme të një autobusi në lëvizje

Një burrë në SHBA është filmuar duke qëndruar i varur nga jashtë, në pjesën e pasme të një autobusi që ishte në lëvizje.

Videoja është shpërndarë në Instagram, ku shfaq një pasagjer të veshur me të zeza që qëndron në mbrojtësin e pasmë të autobusit dhe mbahet në sistemin e ventilimit, transmeton Telegrafi.

Besohet se ky ishte një tentim për të shmangur pagesën e biletës, duke qëndruar kështu në autobus jashtë dhe rrezikuar jetën.

Pamjet janë filmuar në Nju Jork dhe deri më tani ka marrë mbi 25 mijë pëlqime. /Telegrafi/