Një burrë në SHBA është filmuar duke qëndruar i varur nga jashtë, në pjesën e pasme të një autobusi që ishte në lëvizje.
Videoja është shpërndarë në Instagram, ku shfaq një pasagjer të veshur me të zeza që qëndron në mbrojtësin e pasmë të autobusit dhe mbahet në sistemin e ventilimit, transmeton Telegrafi.
Besohet se ky ishte një tentim për të shmangur pagesën e biletës, duke qëndruar kështu në autobus jashtë dhe rrezikuar jetën.
Pamjet janë filmuar në Nju Jork dhe deri më tani ka marrë mbi 25 mijë pëlqime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=xAxmgbu25Ww&feature=emb_title