Telegrafi

Filmohen hajnat duke tentuar të vjedhin në mes të ditës në qendër të qytetit kamerat e BBC-së, që kapin vlerën e 250 mijë funteve (Video)

Ky është momenti kur një grup hajnash mundohen t’i vjedhin kamerat e BBC-së që kapin vlerën e 250 mijë funteve, që ishin vendosur mbi urën e lumit Thames për të filmuar garën e anijeve.

Ata kishin helmeta në kokë dhe të veshur me rroba të zeza, ku edhe shihen se si tentojnë të vjedhin kamerat e vendosura në urën Putney, transmeton Telegrafi.

Ata këtë e bën në mes të ditës në qendër të qytetit, derisa nuk u shfaq para syve të tyre një polic nga i cili ikën me shpejtësi të madhe.

Por edhe pse dështuan të vjedhin kamerat në atë zonë, ata raportohet se kanë arritur ta bëjnë një gjë të tillë disa metra më larg më saktësisht në urën Barnes. /Telegrafi/