Bota ka parë skena të tmerrshme nga Parisi pasi një flakë shkatërruese përfshiu katedralen 850-vjeçare të Notre Dame.
Zjarri ndodhi në një kohë kur u kryen renovimet ndërsa katedralja është një nga monumentet më historike në Paris, si dhe një nga atraksionet më të njohura turistike në botë.
Ndërsa rrëzimi i strukturës historike u fundos, struktura kryesore e katedrales u shpëtua dhe tashmë kanë nisur donacionet e para për të financuar renovimin e saj.
Por, një film hollivudian kishte paraparë shkatërrimin e saj dhe nuk dihet nëse ishte rastësi.
“Before sunset” i regjisorit Richard Linklater, i cili u regjistrua në vitin 2004, kishte parashikuar shkatërrimin e katedrales.
Në një nga skenat e filmit, aktori Jesse vështron strukturën e Parisit dhe ndan një legjendë me Celine rreth bukurisë që ka katedralja e Notre Dame.
Ndryshe, bashkëshorti i Selma Hayek, miliarderi François Henri Pinault, ka dhuruar 100 milionë euro për renovimin e katedrales. /Telegrafi/