Telegrafi

Filmi i vajzës së Depp me Natalie Portman tërhoqi vëmendje në Venecia (Foto/Video)

Aktoret Natalie Portman dhe Lily-Rose Depp sollën sharmin e Hollywoodit në Festivalin e Filmit në Venecia kur shkelën tapetin e kuq për premierën botërore të filmit të tyre të ri, “Planetarium”.

Filmi i regjisores franceze, Rebecca Zlotowski, shfaqet si krijim jashtë konkurrimit të festivalit më të hershëm të këtij lloji në botë.

Ngjarjet e “Planetarium” vendosën në Parisin e viteve 1930 ku Portman dhe Depp interpretojnë dy motra me aftësinë e rrallë për të kontaktuar me shpirtrat, transmeton TCH. Në kohën kur amerikanet e reja përfundojnë një udhëtim nëpër botë, një producent francez tenton t’i bëjë pjesë të ekranit të madh.

Skenë nga filmi “Planetarium”.

Portman, e cila pret fëmijën e saj të dytë, ishte veshur me një fustan të gjatë. Aktorja me origjinë hebreje, fituese e çmimit Oskar për interpretimin e jashtëzakonshëm në flimin “Black Swan”, rrëfeu se i ka pëlqyer shumë të punojë me Lily-Rose, e bija e të famshmit Johny Depp.

17-vjeçarja, nga ana e saj, i la të pakënaqur adhuruesit kur kaloi pranë tyre pa i përshëndetur e pa u dhënë autografe. Vetëm dy prej 20 filmave në garë për “Luanin e Artë”, i cili dorëzohet të shtunën kanë regjisore femra: “The Bad Batch” i Ana Lily Amirpour dhe “Spira Mirabilis’ i Martina Parentit.