Site icon Telegrafi

Filmi “Twist” me protagoniste Rita Orën në rol kryesor do të publikohet më 29 janar

Këngëtaren shqiptare me renome botërore, Rita Orën, fansat e saj do të kenë mundësinë që ta shohin sivjet edhe si aktore.

Kjo pasi ajo është pjesë e kastit të filmit “Twist”, i cili është xhiruar në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020.

Filmi tashmë ka një datë të saktë publikimi dhe ajo është më 29 janar.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Rita, teksa ka rishpërndarë në InstaStory një postim të Jason Maza, i cili është një nga producentët e filmit.

Bëhet fjalë për një artikull të ‘Total Film’ ku shkruhet shkurtimisht përmbajtja e filmit dhe data e publikimit, e cila është zyrtare tashmë më 29 janar.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“’Twist’ është duke ardhur shumë shpejt. Faleminderit për këtë rishikim të mrekullueshëm”, ka shkruar Rita Ora në në InstaStory.

Filmi “Twist” përndryshe është një përshtatje e re e romanit të Charles Dickens, e sjellë në mënyrë drithëruese nga ‘Sky Cinema Original’, ku në zemrën e mbushur plot të Londrës moderne, një grup të rinjsh të zgjuar rrugësh planifikojnë vjedhjen e shekullit.

Në këtë film, Rita do të luajë rolin e mikes së ngushtë të Oliver Twistit, Artful Dodger. /Telegrafi/

Exit mobile version