“Trouble Shooters” mban titullin filmi më i ri i aktorit të famshëm shqiptar, Blerim Destani.
Pjesë e këtij projekti është edhe miku i tij i ngushtë, artisti Rigels Rajku – Noizy, ku edhe do të bëjë debutimin për herë të parë në kinematografi.
Xhirimet e filmit kanë nisur dhe ato do të zhvillohen në Tiranë, por edhe në Gjermani pasi regjisori është gjerman.
Pjesë e filmit është edhe reperja Loredana Zefi (por jo me ndonjë rol të madh) siç do të jenë dy shokët e ngushtë, të cilët do të interpretojnë rolin e dy detektivëve.
Të tjerë pjesëmarrës në film janë: Rajmonda Bulku, Gëzim Rudi, Zamira Kita, Margent Caushi, etj.
Një tjetër emër që po flitet si pjesë e kastit është edhe gazetari i njohur, Blendi Fevziu.
Tani është publikuar edhe kopertina e këtij filmi, i cili do të ketë premierën më 5 dhjetor. /Telegrafi/