Telegrafi

Filmi ‘Shok’ triumfon në Boulder International Film Festival

Festivali, i cili ka zgjatur nga 3 e deri me 7 mars, ka mbledhur rreth vetes ajkën e filmave më të realizuar aktualisht, mes tyre edhe filmin 21 minutësh i cili u nominua për Short Film Live Action nga Akademia Oscars.

Historia kosovare që e preku sivjet ceremoninë The Oscars po vazhdon me suksese.

Filmi “Shok” me regji nga Jamie Donoughue dhe me aktorët kryesorë Lum Veselin e Andi Bajgorën ka fituar çmimin për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër në Boulder International Film Festival, transmeton kultplus.

Regjisori më i mirë në festival u zgjodh Mark Craig për filmin “Last Man on the Moon”, ndërsa dokumentari më i mirë u zgjodh “Denali” nga Ben Knight.

Boulder International Film Festival sivjet është mbajtur në Kolorado të SHBA-së.