Telegrafi

Filmi “The Room Next Door” mori 17 minuta duartrokitje në Festivalin e Filmit në Venecia – por çfarë e bën këtë film kaq të veçantë?

Tilda Swinton, Pedro Almodovar dhe Julianne Moore (Foto: EPA-EFE)

“The Room Next Door”, filmi i ri i legjendarit Pedro Almodovar, tërhoqi vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia. Ai parakaloi në tapetin e kuq me aktoret Tilda Swinton dhe Julianne Moore.

Ky film është një përshtatje e romanit “What Are You Going Through” nga Sigrid Nunez. Historia flet për shkrimtaren Ingrid (Julianne Moore) e cila rinovon miqësinë e saj me Martën (Tilda Swinton).

Marta, e cila po lufton me kancerin terminal të qafës së mitrës, dëshiron të vdesë me dinjitet dhe i kërkon Ingridit të jetë në dhomën tjetër kur ajo të marrë pilulën e eutanazisë. Filmi u shfaq premierë në Sala Grande dhe publiku e shpërbleu ekipin me duartrokitje të forta që zgjatën deri në 17 minuta.

Tilda Swinton, Pedro Almodovar dhe Julianne Moore (Foto: EPA-EFE)

“Kjo është diçka që ne e admirojmë në karakterin e Tildës. Ajo vendos të shpëtojë nga kanceri duke marrë këtë vendim. ‘Nëse unë vdes herët, kanceri nuk do të më mundë’, thotë ajo. Ajo gjen një mënyrë për të arritur qëllimin e saj me ndihmën e shoqja e saj, por ata duhet të sillen si kriminelë duhet të ketë mundësi eutanazie në të gjithë botën”, tha Almodovar.

Moore tha se nuk njeh një regjisor që mund të bënte një film më të mirë për miqësinë femërore sesa Almodovar.

“Ne shumë rrallë kemi një histori për miqësinë femërore, veçanërisht për shoqet femra të një moshe më të madhe”, shtoi ajo.

Swinton deklaroi se i kishte thënë Almodovar shumë kohë më parë se do të bënte gjithçka që të kishte mundësinë të punonte me të, gjë që e bëri.

“I thashë se do të mësoja spanjisht për shkak të tij. Të dëshmosh zgjuarsinë, rreptësinë dhe disiplinën e tij absolute është mahnitëse, dhe unë ende ndihem si një student që shikoj filmin e tij për herë të parë”, tha ajo. /Telegrafi/

Tilda Swinton, Pedro Almodovar dhe Julianne Moore (Foto: EPA-EFE)

 

Tilda Swinton, Pedro Almodovar dhe Julianne Moore (Foto: EPA-EFE)