Telegrafi

Filmi i ri i Kevin Spacey pëson debakël, fiton vetëm 126 dollarë gjatë fundjavës

Sipas reagimeve të para, filmi nuk arriti të tërheqë audiencat, kështu që fitoi vetëm 126 dollarë në fundjavën e hapjes. Po, ju po lexoni mirë. Jo 126 mijë dollarë, por 126 dollarë.

I akuzuari më parë për ngacmime seksuale, për të cilën gjë u akuzua prej shumë kolegeve, duket se karriera e tij ishte mbyllur përgjithmonë.

Kevin Spacey u kthye me një film të ri që u shfaq këtë fundjavë në kinematë amerikane. Megjithatë, filmi pësoi një debakël të paparë, shkruan The Guardian.

“Billionaire Boys Club” u filmua përpara skandalit të aktorit dhe nuk është pritet të pëson fiasko .

Filmi tregon një histori të vërtetë në lidhje me një grup të rinjsh të cilët në vitet e tetëdhjeta kanë themeluar klubin për të pasuruar veten e tyre.

Është një lojë e Ron Levine, një homoseksual i cili u vra pasi mashtroi një grup njerëzish. Trupi i tij nuk u gjet, dhe disa mendojnë se ende mund të jetë gjallë.

Regjisor i filmit është James Cox, gjersa përveç Kevin Spacey me role paraqiten edhe Ansel Elgort, Theron Edgerton, Emma Roberts, Suki Waterhouse dhe shumë të tjerë.

Theksojmë se kolegu Anthony Rap e ka akuzuar aktorin për ngacmimin seksual kur ishte 14-vjeçar. /Telegrafi/