Telegrafi

Filmi i Smith më i shikuari, por zhgënjen (Video)

Megjithatë, ishte një debutim jo i kënaqshëm i “Focus” që arkëtoi vetëm 19.1 milionë dollarë gjatë fundjavës.

“Fifty Shades of Grey” është zhvendosur në vend të katërt me 10.9 milionë dollarë përfitime, pasi qëndroi dy javë rresht në krye.

Është hera e parë që nga viti 2013 që Smith shfaqet në një rol kryesor, ndërsa në film ai mëson të dashurën e tij disa truqe në tregti. Më pas ndahen, për t’u takuar tre vite më vonë në Argjentinë teksa e mashtrojnë miliarderin e njëjtë.

“Kingsman: The Secret Service” ishte filmi i dytë më i shikuar fundjavën që shkoi (11.8 milionë dollarë), kurse “The SpongeBob Movie: Sponge Out of Water” (11.2 milionë dollarë) ishte i treti. /Telegrafi/