Filmi i animuar, “Minions”, ka debutuar shumë suksesshëm duke zënë vendin e parë në ‘box office’ në fundjavën që lamë pas.
Me shumë lehtësi, filmi në të cilin i kanë huazuar zërat Sandra Bullock, Jon Hamm e Michael Keaton, ka mposhtur konkurrencën duke përfituar 115 milionë dollarë nga shitjet.
“Jurassic World” ka rënë në vend të dytë (18.1 milionë dollarë), ndërsa “Inside Out” ishte i treti (17.1 milionë dollarë).
Vendin e katërt e ka okupuar “Terminator: Genisys” (13.7 milionë dollarë), ndërsa top-pesëshin e përmbyll filmi horror “The Gallows” (10 milionë dollarë).
Dhjetë filmat më të shikuar në SHBA dhe Kanada në fundjavën që lamë pas:
- Minions – 115.2 milionë dollarë
- Jurassic World – 18.1 milionë dollarë
- Inside Out – 17.1 milionë dollarë
- Terminator: Genisys – 13.7 milionë dollarë
- The Gallows – 10 milionë dollarë
- Magic Mike XXL – 9.6 milionë dollarë
- Ted 2 – 5.6 milionë dollarë
- Self/Less – 5.3 milionë dollarë
- Baahubali: The Beginning – 3.5 milionë dollarë
- Max – 3.4 milionë dollarë
/Telegrafi/