Telegrafi

Filmi dokumentar zbulon se Whitney Houston ishte abuzuar seksualisht nga kushërira

LAS VEGAS, NV - SEPTEMBER 15: Singer Whitney Houston is seen performing on stage during the 2004 World Music Awards at the Thomas and Mack Center on September 15, 2004 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images)

Një dokumentar i ri rreth këngëtares së ndjerë Whitney Houston pretendon se kushërira e saj, Dee Dee Warwick, ka abuzuar seksualisht në moshën nëntë vjeçare.

Gjysmë vëllai i Houstonit, Gary Garland-Houston dhe ndihmësi i saj, Mary Jones, bënë të njëjtën akuzë kundër Dee Dee, e cila vdiq në vitin 2008.

Filmi, Whitney, drejtohet nga regjisori skocez Kevin Macdonald dhe u shfaq për herë të parë në festivalin e Filmit Ndërkombëtar të Kanës.

Whitney Houston (Getty Images)

Dee Dee Warwick është motra e vogël e këngëtares Dionne Warwick dhe ishte mbesa e nënës së Houstonit.

Houston, e cila shiti miliona të kopje të albumeve dhe pati shumë hite, ka ndërruar jetë në vitin 2012 në moshën 48 vjeçare.

Ajo u gjet e vdekur në një banjë të një hoteli dhe mjeku zbuloi se përdorimi i kokainës dhe sëmundjet e zemrës ishin faktorë në vdekjen e saj.

Houston përfundoi martesën 15-vjeçare me këngëtarin Bobby Brown në vitin 2007. Vajza e tyre, Bobbi Kristina Brown, vdiq në një bujtinë në vitin 2015 në moshën 22-vjeçare. /Telegrafi/