Shumë vite përpara, në Hollywood kanë menduar për të bërë një film me protagonistë shqiptarët. Skenari i filmit të viteve të shtatëdhjeta, por që nuk u publikua kurrë bënte fjalë për një diktator shqiptar që rrëmbente yjet hollivudiane.
Nuk dihen arsyet përse ky film nuk ka bërë bujë asokohe, por ai është rishfaqur këto ditë në formën e një arkivi, transmeton Javanews.
Filmi i titulluar “The Phynx” është një film i zhanrit rok-komedi, i realizuar nga studioja filmike Warner Brothers në vitin 1970.
Ai ka të bëjë me një diktator shqiptar i cili rrëmben yjet amerikane, si Pat O’Brien, Colonel Sanders, Xavier Cugat, Dorothy Lamour, Butterfly McQueen dhe Ruby Keeler.
Përveç yjeve, diktatori shqiptar vjedh edhe një kompjuter të CIA-s të quajtur “Motha” që krijon një bend të rokut të quajtur “The Phynx”.
Ky grup bëhet i famshëm dhe ftohet që të performojë në Shqipëri, ku pastaj angazhohet për të shpëtuar yjet e rrëmbyer. Këngët që këndon ky grup janë “What’s Your Sign?” dhe “Nearly Blew My Mind”.