“Vice” ka realizuar një dokumentar ku tregon sakrificat që kanë homoseksualët në Shqipëri.
Aty tregohen eksperienca dhe histori nga më të ndryshmet, si ajo e Kristi Pinderit, Xheni Karajt etj.
Në këtë dokumentar, Kristi Pinderi nuk ka hezituar të puthet edhe me të dashurin e tij.
Në reportazh është përfshirë edhe nëna e tij Liljana, e cila ka thënë se kur një nënë mbështet një djalë krimininel, pse mos të mbështesë ajo djalin e saj homoseksual, transmeton javanews.
Në dokumentar ka edhe zëra kundër si Murat Basha, i cili ka thënë se nëse një fëmijë bëhet homoseksual, ky është faj i prindërve.