Telegrafi

“Fillova të ndjej lidhjen me tifozët e Chelseat” – Pochettino i lumtur që po gjen rrugën te Blutë

Mauricio Pochettino ende nuk është pranuar nga tifozët e Chelseat, kjo për të kaluarës së tij në Tottenham apo rezultatet aktuale të Bluve.

Fitorja e vonë kundër Man United mund të jetë një pikë kthese, por vetëm nëse Chelsea fillon të japë rezultate edhe në ndeshjet e ardhshme.

“Tifozët janë kaq të rëndësishëm në futboll”.

“Jam shumë i lumtur, jo vetëm për tre pikët ose sepse performanca jonë ishte më e mirë se Manchester United, por sepse kjo ishte hera ime e parë këtu në Stamford Bridge që fillova të ndjeja një lidhje me tifozët”.

“Kjo do të jetë vërtet e dobishme për ne deri në fund të sezonit. Kjo, për mua, duhet të jetë ajo që është me të vërtetë e rëndësishme”, ka thënë Pochettino. /Telegrafi/