Telegrafi

Fillon vaksinimi i personelit shëndetësor në Klinikën Infektive

Ka filluar vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pasi dje filloi vaksinimi në sallën “1 tetori”, tashmë ka nisur vaksinimi edhe i personelit shëndetësor në Klinikën Infektive me vaksinën AstraZeneca e cila ka arritur të dielën në Kosovë.

Profesionistët shëndetësor të kësaj klinike kanë qenë tash e më shumë se 1 vit në vijë të parë të frontit në luftën me pandeminë COVID-19.

Vaksinimi në Kosovë ka filluar gjatë ditës së djeshme, ku për herë të parë me AstraZeneca u vaksinua kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pas tij zyrtarja e OBSh-së në Kosovë, Isme Humolli, infektologu, Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi.

Edhe sot do vazhdoj vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve në sallën “1 Tetori”, ndërkaq i njëjti proces po ndodh edhe në Klinikën Infektive.

Në Kosovë më 28 mars, arriti kontingjenti i parë me 24 mijë doza të vaksinave 24.000 doza të vaksinave kundër coronavirusit, të kompanisë AstraZeneca.

Kosova këto vaksina i ka marr si donacion nga Kosova nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vaksina e kompanisë britanike AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, thuhet se është 76 për qind efektive kundër sëmundjes COVID-19./Telegrafi/