Telegrafi

Fillon tryeza e LDK-së, merr pjesë edhe PDK-ja 

Ka filluar të mbahet tryeza e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ndërsa të pranishme janë të gjithë përfaqësuesit e partive politike në vend, si nga pozita dhe opozita.

Nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës prezent në këtë mbledhje është nënkryetari i kësaj partie Memli Krasniqi, nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës (AAK) Blerim Kuçi, nga Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi, Agim Bahtiri nga Aleanca Kosova e Re (AKR).

Në këtë mbledhje do të diskutohet për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Gjithashtu kjo tryezë siç ka bërë të ditur deputeti i LDK-së, Armend Zemaj për Telegrafin do të mbahet me dyer të mbyllura për media, ndërsa në fund do të dalin me një konferencë rreth asaj se çka është diskutuar.  /Telegrafi/