Udhëtarët në Cambridge të Anglisë, gjatë natës mund të shfrytëzojnë disa makina vet vozitëse, të cilat do të zëvendësojnë autobusët duke lëvizur në linjat e tyre.
Vetëm katër persona mund të qëndrojnë brenda tyre, ndërsa nëse testi zhvillohet me sukses, pritet që të rriten dhe të zënë deri dhjetë vetë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ata që janë në nxitim, më mirë të zgjedhin formë tjetër transporti sepse ato nuk lëvizin më shpejtë se 24 kilometra në orë.
Ky projekt që ka kushtuar deri tani 350 mijë euro, pritet të rregullojë trafikun gjatë natës dhe të ulë ndotjen që shkaktojnë autobusët. /Telegrafi/