Telegrafi

Fillon takimi në Bruksel i Borrellit me ministrat e Jashtëm të Ballkanit – prezente edhe Donika Gërvalla

Në Bruksel ka filluar takimi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell me 27 ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së.

Në këtë takim po marrin pjesë edhe ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, ku nga Kosova prezentë është ministrja Donika Gërvalla.

Lexo po ashtu Gërvalla merr pjesë sot në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Bruksel

Sipas një njoftimi të lëshuar sot nga MPJD thuhet se në takim tema diskutimi do të jenë çështjet e zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe ndikimi i tyre në politikat e sigurisë së shteteve të BE-së dhe rajonit tonë. /Telegrafi/