Site icon Telegrafi

Fillon takimi ndërmjet Kurtit dhe Mustafës

Ka filluar takimit ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës

Në takimin e sotëm dy liderët do ta projektojnë planin e qeverisë së ardhshme, për të cilën partnerët e mundshëm të koalicionit janë optimistë se marrëveshja mund të arrihet së shpejti, madje qysh në fillim të javës së ardhshme.

Albin Kurti njoftoi se nuk do të ketë deklarata dhe pas takimit do të lëshohet vetëm komunikata për medie.

“Nuk ka nevojë të na prisni do ta lëshojmë një komunikatë. Takimet dhe puna vazhdojnë do ta kurorëzojmë se shpejti”, u shpreh Kurti, raporton Ekonomia Online.

Të premten janë takuar grupet punuese të VV-së dhe LDK-së të cilët thonë se kanë finalizuar marrëveshjen.

Ata kanë paralajmëruar se në fillim të javës së ardhshme do të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit VV-LDK.

Exit mobile version