Telegrafi

Fillon takimi në VV, të pranishëm edhe të dorëhequrit (Foto/Video)

Kryesia dhe Grupi Parlamentari i Vetëvendosjes kanë filluar tashmë takimin e tyre të përbashkët për të diskutuar rreth problemeve në këtë parti.

Duke hyrë në selinë e VV-së janë parë edhe disa nga të dorëhequrit si Donika Kadaj- Bujupi, Driton Çaushi, Visar Ymeri, Shqipe Pantina, Dardan Molliqaj,  ndërkaq nuk është parë tek merr pjesë në këtë mbledhje Aida Dërguti.

Po ashtu në këtë mbledhje janë duke marrë pjesë edhe Albin Kurti, Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Albulena Haxhiu, Dukagjin Gorani, Rexhep Selimi, Besa Baftiu, Fisnik Ismaili dhe shumë deputetë të tjerë. /Telegrafi/