Telegrafi

Fillon takimi Hoti-Rama

Ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri Hoti, sot do të qëndrojë për një vizitë në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Hoti pas takimit me Ramën në Pallatin e Brigadave, do të takojë edhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ai po ashtu do të takohet me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. /Telegrafi/