Telegrafi

Fillon takimi i Grupit Parlamentar të LDK-së

Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, ndërsa mbledhja e Kryesisë e kësaj partie është paraparë të mbahet në 14.30.

Këto takime të LDK-së po zhvillohen para takimit të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti me presidentin Hashim Thaçi.  

Ndryshe, sot Kurti ka dhënë emrat e ministrave nga LVV-ja në rast të arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në.