Në Kosovë shënohet Java Ndërkombëtare e Parasë. Banka Qendrore e Kosovës (BQK), Muzeu i Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës, me rastin e fillimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë organizojnë sot hapjen e kësaj jave.
Kjo ngjarje shënohet në të gjithë botën dhe ka për protagonist kryesor fëmijët, nxënësit dhe të rinjtë.
Në kuadër të Edukimit Financiar dhe fushës së kursimeve , më qëllim të ndërgjegjësimit të fëmijëve, nxënësve dhe të rinjve në përgjithësi, çdo vit në gjithë botën organizohet fushata e njohur me shënimin e aktiviteteve emrin si “Java ndërkombëtare e Parasë”. /Telegrafi/