Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka njoftuar se ka nisur shpërndarja e 20 milionë eurove për 19 mijë fermerët.
Sipas Hotit, deri në fund të javës do të kryhen plotësisht këto pagesa.
“Në Programin për Rimëkëmbje Ekonomike, kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi. Ministria e Financave ka filluar disbursimin e 20 mil për 19,000 fermerë. Deri në fund të javës do të kryhen plotësisht. Ju premtojmë se do të vazhdojmë me mbështetje”, njofton Hoti. /Telegrafi/