Telegrafi

Fillon shitja e biletave për tifozët kosovarë për ndeshjen Rumani – Kosovë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar tifozët e Kosovës se ka filluar shitje e biletave për ndeshjen kualifikuese ndaj Rumanisë.

Kosova do të luajë në udhëtim te Rumania, më 12 shtator nga ora 20:45 në “National Arena” të Bukureshtit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Për këtë ndeshje, FFK ka njoftuar se tifozët e Kosovës nga tani mund t’i blejnë biletat e tyre për sektorin ku i takon.

Njoftimi i FFK-së pa ndërhyrje

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat (për sektorin e tifozëve të Kosovës)për ndeshjen Rumania – Kosova , në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, e cila zhvillohet më datë 12 shtator 2023, ora 20:45, në “National Arena” ne Bukuresht të Rumanisë, sapo kanë dalë në shitje. Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://bilete.frf.ro/bilete/nationala/european-qualifiers-romania-kosovo-supporters-kosovo-12-sept-2023/?evitoken=supporterkosovo

/Telegrafi/