Buzë rrugës A, që lidhet me rrugën B dhe me qendrën e Prishtinës, më saktësisht në zonën Prishtina e Re në Veternik, po merr formë kompleksi më unik afaristo – banesor, Linda Residence në kuadër të Al Trade Center.
Objektet me hiç më pak se 600 banesa vijnë me një arkitekturë të veçantë e me objektet në mes me distancë të konsiderueshme të përshtatshme për një jetë komode të idejuar sipas kërkesave tuaja e të realizuara në mënyrë të përkryer nga Al Trade Center.
Në këtë kompleks nga Al Trade Center është menduar për komoditetin dhe rehatinë e të gjithë atyre që do të banojnë, kështu që planifikohen të ndërtohen:
– Sistem të plotë menaxhimi, mirëmbajtjeje me shtëpiak të dedikuar.
– Kopsht për fëmijë.
– Supermarket dhe restaurant.
– Mjeku i lagjes dhe barnatore.
– Qendër fitnesi me SPA, pishinë të mbyllur dhe sauna.
– Ambiente për rekreacion të banorëve dhe hapësira të dedikuara për komunitetin.
– Parking të jashtëm dhe nëntokësor.
Dhe, tashmë Al Trade Center ka vënë në shitje banesat dhe lokalet afariste në OBJEKTIN A të Linda Residence.
Sipërfaqet e banesave objektin A – 15,549.59 m²:
46.69m², 63.81m², 74.58m², 75.55m², 83.43m², 84.44m²,
86.18m², 89.13m², 89.28m², 90.21m²,91.46m², 104.40m², 108.34m², 110.64m²,123.42m², 127.7m², 138.29m²,128.48m²,145.35m², 148.15m², 148.68m²,165.28m²,182.17m².
Lokale afariste: 1723.24m².
Karakteristikat e objektit A:
– Objekti ka hapësira të mjaftueshme gjelbëruese, kënde të
lojërave për fëmijë.
– Sigurim dhe vëzhgim 24/h me kamera.
– Objekti ka izolim të jashtëm me lesh guri, fasadë ventiluese.
– Muret e përbashkëta të banesave janë mure dy-shtresore, me izolim akustik me lesh guri në mes.
– Dritaret e kualitetit të lartë PVC: me profil 80 mm, me katër xhama, termoizolues, katër-stinor.
– Dyer të blinduara dhe dyer të brendshme CPL.
– Dysheme parketi dhe pllaka qeramike.
– Në çdo banesë ka të inkorporuar dy sisteme të ngrohjes qendrore: lokale dhe atë të ngrohjes nga Termokosi.
– Sistemin smart home/ shtëpi e mençur.
– Sistemi i sigurisë kundër zjarrit.
– Objekti banesor është i pajisur me dy ashensorë të cilësisë së lartë.
– Pastrimi i banesave përmes sistemit filtrues dhe mekanik.
Më poshtë gjeni tipet a banesave dhe lokaleve afariste që mund të bëhen tuajat nga ky moment.
Për t’i blerë banesat dhe lokalet afariste dhe për më shumë informata:
080077770 (pa pagesë) dhe +38649777127, +38649216530
info@altradecenter.com
altradecenter.com
/Telegrafi/