Në shëtitje marrin pjesë vetëm klientët, ndërsa janë me fat ata që mund t’i shohin në rrugë
Ferrari California T më nuk ekziston, pasi është zëvendësuar me modelin Portofino, që e kemi parë gjatë shtatorit të kaluar në Frankfurt, transmeton Telegrafi.
Këtë makinë e kemi parë nga afër dhe është shumë e mirë, por në prag të lansimit të saj, Ferrari organizon një festë të jashtëzakonshme, në të cilën kanë mundësi shumë persona të marrin pjesë. Që të jetë sa më pranë popullatës, 20 Portofino janë nisur për një shëtitje, që do të kalojë nëpër 60 qytete evropiane.
Nisja është bërë nga qyteti bregdetar Ligurian i Italisë, ndërsa pjesëmarrës janë vetëm klientët e rregullt të kompanisë Ferrari.
Udhëtimi do të vazhdojë për në Cote d’Azur të alpeve, gadishullin skandinav, gjirin e Stokholmit dhe portin e Belfastit. Gjëra të mira u ndodhin atyre që janë besnik ndaj Ferrarit, pasi kanë mundësinë të kalojnë nëpër disa prej terreneve më të mira evropiane, me peizazhe përrallore.
Në anën tjetër, kanë mundësi të vozisin modelin Portofino që ka 3.9-litra V8 që prodhon 591 kuaj-fuqi. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta arrijë për 3.1-sekonda, prej zero deri në 150 kilometra në orë për 6.8-sekonda, teksa ka shpejtësi maksimale prej 320 kilometrave në orë. Si dhe, sigurisht, ka mundësi t’i hapet tavani, duke dhënë mundësi të shihen në lavdinë e plotë të gjitha bukuritë natyrore. Çmimet për këtë veturë, fillojnë prej 175 mijë euro. /Telegrafi/