Telegrafi

Fillon shërbimi parë i dërgimit të ushqimit përmes dronëve (Video)

Flyterex është kompania nga Reikjaviku i Islandës, që ka filluar shërbimin e parë të dërgimit të ushqimit me dron nëpër shtëpi të klientëve.

Terreni i vështirë i kryeqytetit ka bërë që dërgesat me veturë të zgjasin deri në 25 minuta, por përmes këtyre fluturakeve, gjithçka përfundon brenda vetëm katër minutave, transmeton Telegrafi.

Dronët mund të bartin nga tre kilogramë, teksa udhëtojnë pa ndërprerje për dhjetë kilometra.

Pajisjet që lëvizin nga energjia elektrike, janë të përshtatshme të ndalojnë në të gjitha hapësirat, varësisht se ku ndodhet klienti.

Deri më tani kompania mbulon një pjesë të madhe të hapësirave të banimit, ndërsa po punohet që të shtohet numri i dronëve që komandohen nga e njëjta bazë në të njëjtën kohë. /Telegrafi/