Telegrafi

Seanca për tribunalin e krimeve serbe në Kosovë (Video)

Ka filluar seanca e Kuvendi të Kosovës në të cilën pritet të shqyrtohen disa pika për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Në këtë seancë në rend do të shqyrtohet rezoluta për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë; formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, vendimi për ndërtimin e muzeut të gjenocidit dhe Memorialit të Dëbimit, dhe caktimi i ditës së gjenocidit. /Telegrafi/