Site icon Telegrafi

Ohër, fillon rrënimi i hotelit të ndërtuar pa leje

Në Ohër ka vazhduar aksioni për largimin e ndërtimeve pa leje, të cilat janë afër plazhit të Liqenit të Ohrit.

Nga mëngjesi i sotëm në mënyrë intensive ka filluar rrënimi i një hoteli, i cili ndodhet afër liqenit. Aksioni është organizuar nga Komuna e Ohrit, pasi pronari pas detyrimit për ta rrënuar vetë hotelin, nuk e ka bërë këtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hoteli ndodhet në rrugën e vjetër Ohër-Strugë, pas bazës së ndërtimeve pa leje nën pronësi të këshilltarit të BDI-së, Nefi Useini.

Hoteli është ndërtuar në tokë private, pa asnjë miratim nga Komuna e Ohrit. Ndërsa në rrënimin e tij, ka asistuar edhe policia.

Exit mobile version