Sheshi “Adem Jashari” i cili ndanë Kuvendin e Kosovës nga Komuna e Prishtinës, pritet që së shpejti të marrë pamje të re.
Ky shesh i cili tash e sa vite ishte shkatërruar, nga sot do të fillojë të rregullohet. Kështu ka bërë të ditur edhe vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Sot kanë filluar punimet për rregullimin e sheshit “Adem Jashari”. Kjo hapësirë do të shndërrohet në një shëtitore të përshtatshme dhe do të përfshijë brenda vetes edhe pjesët e gjelbëruara, edhe ulëset për pushim”, ka thënë Ahmeti.
Sipas Ahmetit i gjithë projekti pritet të përfundojë për 90 ditë pune. /Telegrafi/