Telegrafi

Fillon reagimi i OJQ-ve ndaj “Stop operacionit Soros”

Organizatat joqeveriatare (OJQ) kanë filluar të reagojnë ndaj konferencës së djeshme të “Stop operacionit Soros”, të cilët publikuan disa OJQ që sipas tyre po financohen nga Sorosi. OJQ-të i kanë demantuar këto informacione duke thënë se bëhet fjalë për shpifje ndaj gjithë organizatave që kanë qenë kritike ndaj punës së institucioneve të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu “Stop operacionit Soros” publikoi disa OJQ që sipas tyre financohen nga Sorosi

Organizata që ka reaguar më ashpër është ajo që punon në fushën e ekologjisë, të cilët kanë luftuar për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm në Gjevgjeli. Kanë reaguar edhe Federalistët e Rinj të Evropës, të cilë jo vetëm që thanë se bëhet fjalë për shpifje, por theksuan se ata janë formuar para 26 viteve edhe atë nga ana e presidentit aktual Gjorge Ivanov dhe themeluesve tjerë./Telegrafi/