Site icon Telegrafi

Fillon punëtoria për projekte të instrumenteve të Fondit për inovacione

Prej sot e deri më 22 Mars ndërmarrjet me propozim projekte për instrumentet vijuese të Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik mund të aplikojnë për pjesëmarrje në punëtorinë që do ta organizojë Fondi më datën 8 dhe 9 të muajit prill me qëllim të përgatitjes më të mirë të propozim projekteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Punëtoria është dedikuar për ndërmarrje që veçmë kanë përgatitur propozim projekte për instrumentet: grante të bashkëfinancuara për shoqëritë e sapoformuara tregtare start-up dhe spin-off dhe grante të bashkëfinancuara dhe borxhe të kushtëzuara për komercializimin e inovacioneve, njofton AIM.

Qëllimi i punëtorisë është që të jepet mbështetje në ndërtimin e biznes bashkësisë për përpilimin e propozim projekteve. Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik nuk garanton se pjesëmarrësit në punëtori do të marrin mbështetje financiare, thuhet ndër të tjera në kumtesë. /Telegrafi/

Exit mobile version