Në Komunën e Prizrenit ka filluar punën stacioni policor në Lubizhdë, që do të njihet edhe Stacioni Policor – Veriu.
Sipas njoftimit për media thuhet se ky stacion është bërë me qëllimin më të mirë për të krijuar siguri dhe rend.
“Me qëllimin më të mirë për të krijuar siguri dhe rend, për të krijuar një partneritet me qytetarët e Komunës së Prizrenit, për të qenë më afër tyre dhe për t’i ‘u përgjigjur sfidave që dalin para nesh, prej tani ka filluar të punojë Stacioni Policor në Lubizhdë i njohur edhe si Stacioni Policor – Veriu. Ky stacion është i vendosur në objektin e drejtorisë rajonale dhe është plotësisht i kompletuar edhe me personel edhe me logjistikë për të kryer detyrat dhe për t’u ballafaquar me sfidat të cilat e presin. Iniciativën për themelimin e stacionit të ri e ka marrë Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe është përkrahur pa rezervë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Stacioni i ri e ka të definuar qartë territorin që do ta ketë në kompetencë dhe ky territor përbëhet prej 27 fshatrave me rreth 43874 banorë të etnive të ndryshme, me 172.41m2. Po ashtu në këtë territor veprojnë numri më i madh i bizneseve dhe operatorëve ekonomik por edhe objekte tjera të rëndësishme.
I njoftojmë qytetarët e këtyre fshatrave që kurdo që kanë nevojë për dokumentacion që jepet nga policia tani e tutje të vijnë në Lubizhdë”, thuhet në njoftimin për media.
1. Caparc
2. Arbanë
3. Gërnaçar
4. Kabash
5. Krushë e Vogël
6. Korishë
7. Landovicë
8. Lubizhdë
9. Lutogllavë
10. Malësi e Re
11. Medvec
12. Novakë
13. Novosellë
14. Petrovë
15. Piranë
16. Prizren (një pjesë)
17. Randobravë
18. Sërbicë e Epërme
19. Sërbicë e Poshtme
20. Skorobisht
21. Smaç
22. Shpenadi
23. Trepetnicë
24. Velezhë
25. Vërbiçan
26. Dojnicë
27. Zojz